Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE-së i vjen keq për dështimin e May-t: Qartësoni veten

11:24 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mayyyy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti britanik e rrëzoi të martën dhe me shumicë të qartë, marrëveshjen që qeveria britanike, nën drejtimin e kryeministres Theresa May, arriti me Bashkimin Europian. Deputetët britanikë i thanë një “Jo” të qartë marrëveshjes “May”, të arritur pas më shumë se dy vitesh negociata, që nga vendimi i britanikëve në referendumin e qershorit të 2016-s për t’i thënë lamtumirë Bashkimit Europian.

Kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn kërkoi menjëherë pas refuzimit të marrëveshjes mocionin e votëbesimit për kryeministren britanike, Theresa May.

Një zëdhënës i Donald Tusk, kreut të Këshillit të BE-së, shprehu keqardhjen për rezultatin e votimit në Parlamentin britanik, duke e cilësuar marrëveshjen si rrugën më të mirë dhe të vetme për një “Brexit” të rregullt.

“I kërkoj Mbretërisë së Bashkuar të qartësojë qëllimet e saj, sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha thuajse ka përfunduar”, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, në emër të ekonomisë më të madhe të BE-së e quajti votimin në Parlamentin britanik një ditë të hidhur për Europën; ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi për rreziqet e referendumeve dhe tha se fushata e “Brexit”-it ishte e manipuluar nga jashtë, prej atyre që ne i quajmë tani “fake neës”.

Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz shprehu keqardhjen në Tëitter.

“Megjithatë…nuk do të ketë hapje të negociatave”, theksoi ai.

Tani në fakt ka edhe zëra se Theresa May do të kërkojë sërish lëshime nga Brukseli, me qëllim që ta paraqesë edhe një herë tjetër marrëveshjen në Parlament. Por, shumë zyrtarë europianë janë skeptikë për rihapjen e marrëveshjes. Menjëherë pas votimit në Parlament, paundi britanik pësoi rënie në bursat ndërkombëtare.

BE Brexit may
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.