Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Astrit Patozi / Edi Rama po na thotë “të kemi shëndetin!”

17:48 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama patozi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Astrit Patozi

“Edhe po nuk u hapën negociatat me BE, dielli do të lindë prapë në Shqipëri nesër”, na paralajmëroi para dy ditësh timoneri i kaikes sonë direkthyer. Mund të shtoje aty pa merak fare se asgjë nuk ka për të ndryshuar në Tiranë edhe sikur nesër t’ia kërcasë shiu.
Është njësoj si ata kryefamiljarët problematikë, që pasi kanë katranosur gjithçka, me pije, bixhoz dhe vese te tjera, u thonë fëmijëve dhe të tjerëve të mos mërziten, se shyqyr që kanë shëndetin.
Ndërkohë në Maqedoninë fqinje, i zoti i punës, me shumë më pak përgjegjësi se sa kryeudhëheqësi ynë, nuk priti që të gdhijë e nesërmja për të parë se si do të ishte koha, por dorëzoi çelësat.
Nuk ia vlen fare të krahasosh historikun e të dy vendeve dhe as rrugëtimin e tyre të ndryshëm drejt Brukselit, sepse edhe kaq është shumë për të njohur diferencën.
Sepse në Shqipëri, ata që kanë pushtetin kanë krijuar bindjen dhe keqkuptimin se do të jenë prapë në krye, në të gjitha rastet, si kur është diell, ashtu edhe kur bie shi.
Dhe në rast se kjo situatë nuk do të ndryshojë, askush nuk mund të justifikohet më se ky është mallkimi ynë i parashkruar dhe se për t’u zhbllokuar duhet të presim duke i mbajtur sytë nga qielli.

Astrit Patozi Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.