Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA: Jemi të zhgënjyer nga KE-ja, mbështesim dhe inkurajojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

23:08 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me anë të një reagimi zyrtar Departamenti i Shtetit shprehet se BE nuk i njohu përpjekjet dhe reformat e të dy vendeve.

Në reagimin në fjalë thuhet se DASH shpreson që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër. Mes të tjerash zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus thekson se një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë për integrimin e këtyre dy vendeve në BE. Ndër të tjera SHBA shpreson që të gjendet një konsensus për hapjen e negociatave para Samiti BE-Ballkan Perëndimor në majin e ardhshëm.

Në fund Departamenti i Shtetit shpjegon se SHBA do të vijojë të mbështesë Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë dhe se i inkurajon të dy vendet qëndrojnë të palëkundura në ndërtimin e një shoqërie transparente.

Reagimi i plotë i DASH:

Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrimin transatlantik dhe aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk i njohu përpjekjet shumë të forta të reformës së secilit vend duke rënë dakord për të hapur negociatat e pranimit në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë e rrugës së tyre në BE dhe do të shtyhej fort kundër aktorëve të jashtëm keqdashës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne e pranojmë që Këshilli Evropian nuk i tha “jo” as Shqipërisë, as Maqedonisë Veriore, dhe as BE-ja nuk vendosi kushte të reja për hapjen e negociatave të pranimit. Shpresojmë që Këshilli Evropian të arrijë një konsensus mbi një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor në majin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pasi ata vazhdojnë punën e tyre për të forcuar sundimin e ligjit, përpjekjet e mëtejshme kundër korrupsionit, zhvillimin e ekonomive të tyre dhe luftimin e krimit të organizuar. Ne i inkurajojmë të dy vendet të qëndrojnë të palëkundura në ndërtimin e një shoqërie transparente, të bazuar në rregulla, demokratike, të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të përparuar qëllimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

mbeshtesim shqiperine SHBA zhgenjyer nga be
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.