Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

37 vjeçarja me tumor: Më thotë vajza, nëse ikën ti mami kush do na japi bukë ne?

23:30 / October 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lavdija
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka transmetuar historinë dramatike të Lavdijes. 37-vjeçarja është e sëmurë me tumor. Ajo ka tre vajza të vogla. Bashkëshorti i ka shkuar ne Greqi të punoje për të siguruar para për te mundësuar operacionin e saj.

Historia e saj është tepër e dhimbshme, për shkak të varfërisë e të ftohtit ka humbur një fëmije, djalin e vetëm.

“Kam tumor shkoja në Tiranë e digjja me rreze, por tani nuk kam më para nuk shkoj më. E dija që kisha tumor por nuk tregoja, më ra të fikët. Më thotë vajza nëse ikën ti mami kush do na japi bukë ne? Kush do na lajë? Më pyesnin përse i pret flokët.

I lutem Zotit të më lejë të rris të voglën. Kam frikë vetëm për këto. Komshinjtë më kanë mbajtur, ka qenë si një nënë për mua. Fqinja kujdesej për fëmijët. Njëra më dha 5 mijë lekë për një javë e kam shtyrë. Një natë më tha vajza për temperaturë më tha dua të ha. Kisha 100 lekë i mora një çokollatë pastaj piu ujë me sheqer e zuri gjumi.

Fëmija i parë më vdiq nga lagështira pa i bërë një vjeç. Më përpara jetoja në Patoz në gjendje të vështirë, kam 11 vjet që jetoj vetëm me qira. Në Ballsh hyjmë në borxh por na nxori pronari jashtë. Këtu kemi fjetur në tokë por këto na i ka dhënë komshija. Qëkur humba djalin nuk kthehem dot tek kjo banesë, kam kujtime të vështira, vetëm vuajtje, ruaj prej tij një palë çorape, nuk kisha as para t’i bëja një foto kujtim djalit. Kur dha shpirt më nguli thonjtë vetëm këtë shenjë kam kujtim. Unë nuk dua jetë më”, -thotë Lavdija për djalin që ka humbur. 

Tre vajzat e vogla i kërkojnë bukë, ajo përveç shpirtit nuk ka çfarë t’u ofrojë më shumë.

“Barkun me bukë nuk ua ngop dot por të paktën t’i strehoj vajzat e vogla. Ju lute më ndihmoni të strehoj fëmijët. Asnjë nuk dua për veten tim. Edhe tre ditë kanë qëndruar pa futur gjë në gojë. Qanin një mbrëmje për bukë. Të madhes i kishte rënë të fikët një ditë, është tmerr thashë po i lë fëmijët rrugëve. Vetëm buka mos tu mungojë, edhe bukën që u jep ua jep me kursim. Shpirti më dhemb por nuk kam çfarë të bëj më”, -shprehet ajo e përlotur. Elvisi Naçi tha në fund të emisionit se ka marrë përsipër jo vetëm shtëpinë por edhe kurimin e saj pasi Lavdija ka nevoje që të rrisë vajzat e mitura.

37 vjecarja buke kancer Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.