Alvin duhet të kthehet një orë e më parë dhe të gjitha familjet që janë mashtruar nga propaganda e ISIS duhet të kthehen në atdhe përmes ndihmës së shtetit.
Kështu është shprehur myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari kpërmes një deklarate për mediat.
Ai tha se “diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije”.
“Familjet e shqiptareve te gënjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre. Sepse nuk kane faj fëmijët e tyre per gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije. Të çdo femije, por edhe çdo shqiptar eshte i shenjte per token tone. Ne si komunitet fetar i qendrojme thirrjeve tone dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojme thirrjen tone per asnje arsye sepse eshte thirrje e drejte dhe ajo qe ka ndodhur ne Siri gjate ketyre viteve eshte nje zullum i madh te cilin nuk e kemi deshiruar dhe nuk e pranojme dhe nuk e pranon asnje mendje e shendoshe”, tha Myftiu i Shkodrës në prononcimin e siguruar nga gazetari i ‘Neës24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi.
Rasti i Alvi Berishës rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar dhe italian pas transmetimit të historisë tragjike nga emisioni investigativ ‘Le iene’, ku babai donte të dinte mbi fatin e vogëlushit.
