Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Larg qoftë i ndodh diçka, do kërkojmë llogari”, letra e babait të 11-vjeçarit që ndodhet në Siri

13:47 / October 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ffffffff 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai ka nevojë për ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur dhe ndodhet i vetëm në një kamp të ISIS. Ky është alarmi që ngre babai i Alvi Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet në Siri, në pritje që shteti shqiptar ta kthejë pranë familjes. Përmes një letre të bërë publike dje, babai i vogëlushit, historia e të cilit preku zemrat e shqiptarëve pas transmetimit në emisionin investigativ italian ‘Le Iene’, shprehet se koha po kalon.

“Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari”, thuhet në letrën e babait të Alvit.

LETRA E TË ATIT:
Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Haël.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga Shteti shqiptar. Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Institucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Haël ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.
Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt
Afrim Berisha
Avv. Darien Levani
Celulari shqiptar: 00355 06933447510
Celulari italian: 0039 3295327386
Mail: [email protected]

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Masa “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

10:16 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

Lufta Rusi-Ukrainë/ BE i thotë po përpjekjeve të Trump për samitin e ardhshëm

09:50 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.