Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Meta: Politikanët janë shërbëtorët e popullit, jo zotërit e tyre

13:55 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I pranishëm në aktivitetin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në ditën Botërore të Paqes, kreu i Shtetit Ilir Meta, nuk harroi që t’i drejtojë një apel politikës. Ndërsa zgjodhi të citojë mesazhin e Papa Franceskut, Meta theksoi se duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral e njerëzor, por edhe kombëtar.”- theksoi kreu i shtetit.

“Papa Françesku në mesazhin e tij thotë se: ‘Ne e dimë se etja për pushtet me çdo çmim, të çon drejt padrejtësisë dhe abuzimit. Politika është një instrument thelbësor për të ndërtuar institucionet dhe komunitetin njerëzor. Por kur jeta politike nuk shihet si një formë shërbimi ndaj shoqërisë në tërësi, politika mund të kthehet në një mjet shtypjeje, marxhinalizimi, madje edhe shkatërrimi’.

Ky është një mesazh aktual për botën mbarë, por edhe për ne shqiptarët.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t’i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ‘shërbëtorë’, në ‘zotër’ të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve.

Përpjekjet dhe angazhimi i tyre politik duhet t’i kontribuojnë mirëqeverisjes së vendit dhe luftës kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, arrogancës së pushtetit e konfliktit social dhe t’i shërbejnë forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te institucionet.

Shumica e heshtur e njerëzve të thjeshtë, të vobektit, të pamundurit, shtresat në nevojë, por edhe shtresa e mesme e shoqërisë sonë kërkojnë dhe meritojnë më shumë vëmendje dhe politika ekonomike e financiare, inkurajuese dhe përfshirëse për ta dhe familjet e tyre.

Politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral e njerëzor, por edhe kombëtar.” u shpreh Meta.

apel politikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026

Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n “Hoqa syzet për respekt, ai më goditi me grusht”/

14:56 / June 24, 2026

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.