Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria ndryshon pagën maksimale dhe atë për të vetëpunësuarit, ja sa do të jenë

10:24 / April 27, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oaga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht kundërshtimeve të biznesit, qeveria e ka vendosur tashmë që pagën minimale ta bëjë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që ishte më parë.

 Vendimi pritej të kalonte në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por është shtyrë për javën e ardhshme për disa rregullime teknike.

Pas ndryshimit, shuma mujore e kontributeve për të punësuarit me pagë minimale bëhet 6,696 lekë, nga 6,139 lekë, që ishte më parë.

Por, krahas pagës minimale do të ndryshojë dhe ajo maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe paga minimale për efekt të kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit.

screenshot 1 1493277628 4740395

Sipas draftit “Për disa ndryshime në vendimin për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi I sigurimeve shoqërore dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor” të miratuar në Këshillin e Punës, paga maksimale për personat e punësuar bëhet 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9%, apo 8,820 lekë.

Si rrjedhojë, sigurimet për të punësuarit me pagë maksimale bëhen 29,532 lekë, nga 27,071 lekë, që ishin më parë.

Sigurimet shëndetësore për të punësuarit llogariten jo më pak se paga minimale prej 24 mijë lekë dhe  deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës në listëpagesë.

Edhe për të vetëpunësuarit paga minimale mujore është jo më pak se paga mujore e barabartë me 24 mijë lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit deri në 105,850 lekë.

Të vetëpunësuarit me pagë minimale do të paguajnë tashmë 7,152 lekë contribute për sigurimet, nga 6,491, që paguanin më parë.

Sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit llogariten mbi dyfishin e pagës minimale prej 48 mijë lekë (3.4% e 48 mjë lekë), i barabartë me 1,632 lekë.

Për invalidët, që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, paga minimale mund të jetë deri në 50% më e ulët se paga minimale zyrtare.

Paga minimale në bujqqësi është 5,035 lekë.

Të vetëpunësaurit si shitës ambulantë duhet të deklarojnë kontribut minimal mujor prej 5,1250 lekë, nga të cilat 3,488 për sigurimin shoqëror dhe 1,632 për kujdesin shëndetësor. /Monitor

Paga Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.