Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Gurjan Doçi / Negociatat…halli më i vogël i shqiptarëve

20:11 / October 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
75196275 10218089507082439 7990479276283527168 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Gurjan Doçi

Ka që prej datës 18, që Presidenti i Francës, është vënë në qendër të diskutimeve publike, pas vendimit që mori për t’i thënë “JO” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat. Vetëm në Shqipëri ndodh, që pas një procesi dhe pas një vendimi, në vend që media, analistë, politika të merret me çfarë humbi dhe çfarë mund të fitonte Shqipëria nga hapja e negociatave, merret me arsyet që ka pasur Macron për të përdorur, në të drejtën si shtet anëtare i BE-së, veton ndaj dy vendeve.

Nëse në këto momente bëhet një sondazh dhe pyeten shqiptarët çfarë dinë atë për hapjen e negociatave me BE-në, shumica do shkonin deri te pjesa që Franca na bllokoi dhe do ngeleshin aty. Sepse ka disa vite që politika jonë dhe shqiptarët nuk kanë të njëjtën axhendë, e ndoshta simbolikisht jetojnë në botë paralele, ku secili e shikon njëri-tjetrin, e asnjëri nuk ndërvepron.

Për shqiptarin më shqetësuese, sesa mosçelja e negociatave, është skllavërimi që i bëhet në punë, çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë, duke mosrespektuar Kodin e Punës, por rëndomtë duke rënë viktimë e Kodit të Pronarit. Për shqiptarin më shqetësuese sesa negociatat është rroga e vogël, sepse në Shqipëri nuk punohet edhe për vete edhe për pronarin, por punohet vetëm për pronarin.

Me rroga qesharake, ku aty diku nga data 18 gjendesh krejt vetëm me monedha në xhepa, pasi rroga të ka mbaruar e të duhet patjetër të fusësh veten në borxhe. Se është fare pa rëndësi, se çfarë dreqin bëhet me negociatat, kur shumica e shqiptarëve 40% të rrogës e përdorin vetëm për ujë dhe drita. E ke krejt tjetër vend mendjen, kur ti shërbimin urban e ke më keq se katastrofë, dhe jo vetëm kjo, por ti duhet të pajtohesh edhe kur të marrin për budalla kur promovuesit e gjelbërimit dhe mbjellësve të pemëve, të thonë, mos merr makinën, por urbanin.

Se tmerrësisht skllavërim është, kur ti shkon në spital, dhe të duhet të presësh me orë të tëra në radhë, e në fund të ditës mjekja të thotë hajde nesër. E ti shkon nesër në spital, dhe nuk di çfarë të bësh kur mjekja të thotë se ilaçi që ti kërkoje kishte mbaruar dje. Dhe është ofenduese deri në poshtërim, kur nisesh për të marrë një shërbim në shtet, dhe vetëm dy gjëra të vijnë në mendje: Ose për tu rrahur me punonjësit, ose për të dhënë lekë e për të mbaruar punë.

Se shqiptarët, nuk duan t’ia dinë për negociatat, kur të vetmet shifra që rriten janë ata të taksave, e nga ana tjetër rroga qëndron në vend. Sepse është krejt tallëse që ty të thonë do të rrisim ujin e pijshëm, e ndërsa jo vetëm që ai ujë nuk pihet, por nuk të vjen të paktën as për tu larë. Se në dreq të shkojnë negociatat, kur në vendin tonë, promovohet i fort, promovohet injoranti, e ndërsa ata që kanë mësuar gjithë jetën, detyrohen të marrin rrugët.

Sepse dreqi ta hajë, u bënë shumë vite që të vazhdohet ende me krahasime e të thuhet që jemi më mirë seç kemi qenë, në vend që të thuhet jemi shume larg standardeve ku duhet të jemi.

Dhe akoma më tragjike është kur si shpresë të vjen një e shkuar që vetëm rrënim i ka bërë këtij vendi. /tirananews.al

Gurjan Doçi negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

16:44 / August 5, 2026

Shqipëria fiton më shumë nga konsullata në Bujanoc sesa humbet nga ajo serbe në Shkodër

15:21 / August 2, 2026

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

14:02 / August 2, 2026

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.