Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Roland Qafoku

Është më keq se sa e mendonim. Vendimi i të mërkurës në Hagë për 4 drejtuesit e UÇK është nisja e një procesi që boshti Rusi-Serbi kishin kohë që e kishin nisur si projekt. Por fajtorët realë ne duhet ti gejmë mes nesh. Janë të paktën 10 arsye përse shteti afër 19-vjeçar i Kosovës është në rrezik.

1. Përpjekja e vazhdueshme për të njollosur nga vetë shqiptarët luftën e UÇK me opinione, intervista, shkrime, analiza deri komente në rrjetet sociale për të krijuar një opinion se UÇK ka bërë edhe krime.

2. Krizat politike në Kosovë kanë krijuar përherë një shtrat nëpërmjet të ciëls Serbia e shfrytëzuar për të treguar opinionin botëror se ky shtet i ri nuk është i qendrueshëm dhe se shqiptarët e Kosovës nuk kanë aftësi shtetformuese.

3. Prej disa vitesh marrëdhëniet e Kosovës me SHBA janë në pikën më të ulët. Nën preteksin e sovranizmit, kulmin e tyre e arritën kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se sekretari i Shtetit Antony Blinken është naiv. Të dëmtosh marrëdhëniet me SHBA që ishin ata që e bënë shtetin e Kosovës është shërbimi më I madh për armiqtë e Kosovës.   

4. Prej disa vitesh marrdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe dy kryeminisrtave Albin Kurti dhe Edi Rama janë në statsin “nuk kanë marrëdhënie”. Në rastin më të mirë mund ti quajmë “korrekte dhe instituconale”. Sa vrajse e veshit është kur në Tiranë thuhet se Kosova është shetet i pavarur dhe ne nuk mund të ndërhyjmë.

5. Hedhja në opinion i tezave se Kosova është komb më vete përkufizohet si turpi më  madh dhe prova më e fortë se ne jemi siç na do hasmi. Që kjo është tezë serbe nuk kërkon mend, por që këtë ta përkrahin disa figura publike dhe intelektuale është kriminale.

6. Mungesa e finacimeve të shtetit të Kosvës për mbrojtjen e katër drejtuesëve në Hagë dhe largimi i avokatëve amerikanë është pika që ktheu procesin totalisht në të kundërt ndaj katër ish drejtuesëve të UÇK.

7. Dëshmitë e dhëna nga 260 shqiptarë në Hagë është prova e madhe se dënimi i ish drejtuesëve të UÇK u bë me prova shqiptare. Më e rënda është se një pjesë e tyre e kanë dhënë dëshminë më parë në Beograd. Për dënimin e Sllobodan Milosheviçit në Hagë nuk doli asnjë dëshmitar serb.

8. Për këtë process, Serbia ka dhënë 230 milionëe Euro, ndërsa Rusia 220 milionë Euro. Në asnjë rast shteti I Kosovës nuk reagoi ndaj këtyre investimeve, ndërkohë që vetë nuk vuri në dispozicion asnjë financim.

9. Politikanë, gazetarë, analistë dhe figura publike të akzaur zurtarisht që janë pjesë e shërbimeve sekrete serbe tregon aq shumë për atë që u dha në Hagë. 

10. Që pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008 e deri më sot Kosova nuk ka patur asnjë platformë të qartë për t’u mbrojtur nga çdo sulm, goditje apo projekt nga Serbia dhe aleatja e saj e madhe Rusia që përherë kanë synuar ta dëmtojnë Kosovën. Titulli aq i bukur i gazetës Express më 19 shkurt 2008, (Ne foto) një ditë pas pavarësisë mbeti thjesht një reagim që solli më vonë gjumë mbi dafina. 

10 arriti ketu arsye Kosova perse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.