Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Studentët? Abuzimi me pronarët e protestës!

19:39 / November 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 1793636960 protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Lëvizja e Flamingove nuk është lëvizje studentësh. Nuk nisi nga Universitetet, nuk nisi nga fakultetet, por nga organizata qartësisht të lidhura politikisht me qarqe të rëndësishme që e kishin financuar atë nga jashtë.

Në Serbi, lëvizja ishte studentore, edhe pse ajo prodhoi një mazhorancë qeverisëse ku asnjë student nuk është në Parlament. Nisi në auditoret e universiteteve ku u krye i gjithë aktiviteti politik, i kontestimit, artikulimit politik dhe organizimit në zgjedhje.

Në Shqipëri, studentët u sollën në lojë pikërisht pas nisjes së Universiteteve, porn ë realitet nuk kemi një lëvizje studentore. Por student që shkojnë me grupet politike që janë brenda revolucionit.

Pikërisht, grupet politike e kanë ushqyer protestën me njerëzit e tyre, që nga PD-ja, të majtët e Qorit e partia e Shehajt e Lapajt. Shto këtu edhe përfaqësuesit e rëndësishëm të islamit politik. Të cilët janë më të organizuarit.

Një lëvizje studentore, është e tillë, pasi nis si një organizim që vjen nga auditoret, ku në radhë të parë idetë politike dhe ato sociale dalin nga katedrat. Kjon në Shqipëri nuk ka ndodhur, edhe pse ka student brenda kësaj lëvizjeje.

Të cilët, si ide kanë largimin e qeverisë dhe lançimin e tyre. Një ide legjitime, por e paartikuluar politikisht. Ndërkaq, mbetet problem koagulimi politik i kësaj lëvizjeje, i cili ditët e fundit po pëson një konflikt vibrant.

Çfarë do të ndodhë në këtë konflikt, i cili tashmë është politik? Të gjithë po bëhen gati për tu artikuluar politikisht, por në fakt u kujtuan vonë.

E sipas gjasave do ta kenë shumë të vështirë që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të majit.

Ngaqë, kompjuan modelin e vjetër berishjan të rrëzojmë Edi Ramën pastaj shohim e bëjmë. Një lëvizje politike, që në lançimin e saj, përgatit programin, skenarët, rrugët e mënyrat e realizimit të tyre.

Së paku në letër, e i bën këto publikę, duke ndarë idetë e qëndrimet me njerëzit. Ndërkohë siç pamë në javën e diegies së Tiranës, ata thjesht përkrahën një skenar makabër që së paku nuk u ishte thënë qytetarëve.

Skenar, i cili rezultoi një autogol, një patate e nxehtë, që tani secili do ta largojë nga vetja…

abuzimi pata pronaret protestes studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët rikthehen në auditorë në Tiranë, Korçë e Elbasan, pedagogët u kërkuan të ndërpresin bojkotin

11:26 / November 2, 2026

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

15:57 / November 1, 2026

Revolucioni pa popull

18:03 / October 31, 2026

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

19:38 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.