Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Flet pas 25 vitesh gruaja e Pablo Eskobarit! Të pathënat e vejushës së narkotrafikantit

20:39 / October 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maria Isabel Santos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij.

Gjatë intervistës për Telemundo ajo ka treguar copëzat të jetës së saj, të treguara dhe në librin e shkruar prej saj ‘Jeta ime, burgu im krah Pablo Escobar’.

‘E njoha që në moshën 12-vjeçare. Për mua ishte djali i lagjes me motor që ndiqej gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar lejë të dilte me mua. Bëri shumë që të bindte familjarët e mi.’ tregon Maria.

Ai i kaloi vitet e tij të adoleshencës duke shitur diploma telefonike dhe duke falsifikuar kartat e raporteve para se të “diplomohej” në vjedhjet e varreve dhe makinave.

Në vitet 70, kur Escobar ishte vetëm 20-vjeç, ishte drejt rrugës për t’u bërë një zot vrastar i drogës. Dhe ja arriti këtij qëllimi! U bë kontrabandisti më i madh i drogës si dhe themeloi sindikatën e krimit dhe vrasjeve.

Kur ai ishte 23 vjeç u njoh me Marian, 12 vjeç në atë kohë, kështu që ju mund të shtoni lidhjen e tyre në listën e krimeve të Escobar! Fatkeqësisht, historia përkeqësohet.

Maria Isabel Santos shprehet se, “ai më bëri të ndjehem si një princeshë zanash dhe unë u binda se ai ishte Princi im i Kaltër”.

Maria mbeti shtatzënë në moshën 14 vjeçare, gjë të cilën as që e kuptoi atë kohë. Escobar e detyroi atë të kryente abort nën pretekstin se ishte një formë e parandalimit të shtatzënisë.

Në moshën 15 vjeçare ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Escobar, në martesë, dhe fryt i kësaj dashurie ishte djali, Juan Pablo si dhe vajza, Manuela.

Sipas saj Escobar fshehu gjithçka ai kishte krijuar, nga organizatat kriminale e deri tek shpërndarja e drogës në mbarë vendin.

Maria Isabel Santos i’u përkushtua rritjes së fëmijëve të tyre, ndërsa Escobar u përqendrua në “hedhjen në erë të një avioni tregtar”, vrasjen e një kandidati presidencial dhe veprimet e tjera kriminale. Në pjesën më të madhe të kohës, Henao dhe fëmijët duhet të ishin nën vëzhgim dhe dërgoheshin në shtëpi të sigurta.

Në vitin 1993, zoti i vdekjes u qëllua për vdekje, Santos dhe fëmijët e saj u zhvendosën në Argjentinë dhe ndryshuan emrat e tyre. Sipas BBC, ata përdorën dokumente falco për të hyrë përmes Kilit dhe në vitin 1999, Henao dhe djali i saj u arrestuan pasi dyshoheshin për pastrim të parave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.