Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Grida Duma: Shqipëria nuk e meritonte hapjen e negociatave, opozita nuk mban asnjë përgjegjësi

23:40 / October 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duma Suma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin negativ të Bashkimit Europian! Për të, fajtor kryesor është kryeministri Edi Rama. Në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” Duma argumentoi qëndrimin e saj se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramës, por megjithatë ky i fundit dështoi krejtësisht, ç’ka ka sjellë sipas saj edhe “JO-në” e BE.

“Opozita nuk mban përgjegjësi, ia la të gjitha pushtetet Ramës dhe doli në rrugë, por BE i tha për të gjashtën herë zgjidhje”, u shpreh Duma. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, për Dumën Shqipëria nuk e ka merituar hapjen e negociatave, sepse sipas saj vendi ynë renditet i fundit në Ballkanin Perëndimor për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe se vendimi i BE-së ishte një ndëshkim për këtë aspekt, por jo vetëm.

“Shqipëria nuk meritonte hapjen e negociatave. Unë e kam deklaruar dhe paralajmëruar disa here para vendimit. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan përsa i përket indikatorëve të zhvillimit. Dhe Rama ka pasur një plan B, ai nuk kishte plan A pasi negociatat nuk do hapeshin. BE-ja na ndërshkoi, shyqyr së nuk u ndamë nga Maqedoninë e Veriut, fatkeqësi që penalizuam Maqedoninë e Veriut”, shtoi Duma.

Duke folur me gjuhën teknike, si një ish-zv.ministre e Integrimit, Duma u ndal të komentonte se përse Komisioni Europian në raportin e saj vlerësonte përparimin e Shqipërisë, por më pas Këshilli Europian mori një vendim negativ. Për të, progres-raporti flet me gjuhën teknike, e ndërsa Këshilli shikon edhe rolin e politikës në këto vendime, për këtë arsye është caktuar që vendimi të merret nga ky i fundit.

“Nga pikëpamja e zgjerimit, progres-raportet  janë shumë të vlefshme, por janë të intepretueshëm nga mënyrat më të ndryshme. Këshilli është tjetër, progres-raporti tjetër. Progres-raporti nuk pasqyron pikëpamjet politike. Komisioni Europian është shumë teknik dhe ndërsa Këshilli Europian politik, jo më kot e merr Këshilli. Administrata e BE-së është shumë burokratike, e kam thënë sa 3- fishi i DASH”, përfundoi ajo.

grida duma hapja e negociatave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.