Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në qeveri, të cilat kanë marrë miratimin e Presidentit Meta. Që në nisje të seancës, opozita ka kërkuar debate për dekretin e presidentit.
Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit.
