Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Mbështetje për bizneset që u ofrojnë punë të rinjve pa eksperiencë

15:24 / April 27, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë dhe të rejat e LRI-së së Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Meta, tha se duhet mbështetje më e madhe për arsimimin profesional të të rinjve ashtu si edhe për bizneset, që t’u ofrohen lehtësira në rastet kur punësojnë të rinj të cilët nuk kanë eksperiencë pune

 “Të rinjtë kanë nevojë për punë më të mirëpaguara, por për të fituar këto vende pune kërkohet edhe një mbështetje më e madhe përmes arsimimit profesional. Ashtu sikurse edhe bizneset në mënyrë të veçantë për t’u ofruar vende pune të rinjve, të cilët nuk kanë një eksperiencë, kanë nevojë për mbështetje përmes politikave favorizuese për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për t’i mbështetur dhe për t’i subvencionuar në mënyrë të veçantë 6 muajt e parë ose vitin e parë për të rinjtë dhe të rejat që të lehtësohen bizneset nga kosto të tilla”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta, tha se filozofia e LSI-së është ajo e bashkëpunimit dhe e solidaritetit, që vjen nga kujdesi dhe vëmendja për të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë.

“LSI është forca me rritjen më të fuqishme, më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme, sepse kjo është një rritje që vjen nga filozofia e LSI-së, që është ajo e bashkëpunimit, e përfshirjes dhe e solidaritetit, por që vjen në radhë të parë nga kujdesi dhe vëmendja që ne tregojmë me të rinjtë dhe me të rejat e Shqipërisë dhe sidomos përmes modelit më të mirë dhe më të shkëlqyer që ne kemi ofruar dhe ju keni ofruar, që është lëvizja Rinore për Integrim”, – shtoi Kryetari i LSI-së, teksa theksoi se sfida kryesore është përfshirja e të rinjve në politikat sociale dhe formimi i tyre profesional.

 “Sfidat që ne kemi përpara janë përfshirja të rinjtë në gjithë politikat tona sociale, në mënyrë të veçantë ato arsimore për mbështetjen e formimit të tyre profesional për mbështetjen e kapaciteteve të tyre për t’u integruar më mirë në tregun e punës. Për të investuar më shumë në arsimin profesional, për të investuar më shumë në formimin profesional”, – u shpreh Ilir Meta në fjalën e tij.

Të pranishëm ishin edhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Kryetari i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari, etj.

meta
miting
ardit
lri
mit

 

Biznesi Ilir Meta Punesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.