Rreth 27% e shqiptarëve nuk arrijnë të përmbushin nevojat e tyre të jetesës deri në fund të muajit, ndërkohë që 46% kanë para mjaftueshëm për ushqim dhe veshje po jo për të blerë pajisje si frigorifer apo televizor etj.
Këto të dhëna vijnë nga një studim i realizuar nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinances dhe Kredo Finance mbi edukimin financiar në Shqipëri si një një ndër çështjet emergjente për vendin.
Sondazhi është bërë në Shtator të këtij viti ku morën 500 të intervisuar të moshës mbi 18 vjeç. Përsa i përket të ardhurave, 415 e të intevistuarve kanë si të ardhura kryesore pagat nga institucionet private, 27% e tyre pranojën se mezi mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim gjë që e rendit vendin në popzicionin më të keq të rajonit.
64% e të intervistuarëve pranojnë se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre, ndërsa në zonat rurale kjo shifër shkon në 71%.
Kur pjesëmarrësit në sondazh u pyetën se sa mund të jetojnë me kursimet e tyre nëse do të humbasin vendin e punës, rreth 48% e tyre pranuan se nuk kanë asnjë kursim. Veçanërisht të intervistuarit të cilët jetojnë në zonat rurale, 57% e tyre pranuan se nuk kanë kursime. Vetëm 3% e tyre thanë se mund të përballojnë shpenzimet e jetesës vetëm për një vit, në rast se humbin vendin e punës.
Fokusi i studimit ishte edukimi financiar dhe 49% e të intervistuarve kanë pranuar sde se njohuritë e tyre mbi këtë janë mesatare ose të pakta, veçanërisht ata të grupmoshës 35-54 vjeç dhe 18-34 vjeç. Ndërkohë që 21% e tyre kanë pranuar se nuk i kanë kushtuar rëndësi kësaj çështje.
RENDESIA E EDUKIMIT FINANCIAR
Konkluzionet e sondazhit nxjerrin në pah nevojën e veçantë për përfshirjen financiare në Shqipëri, për të siguruar shumën e parave për personat të cilat kanë nevoja urgjente për riparimin e shtëpisë, për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, riparimin e makinave etj. Gjithashtu aksesi i lehtë në kreditim është i rëndësishëm në periudhat kohore, kur nuk ka të ardhura të rregullta, sepse njerëzit shprehen se nuk janë në gjendje të kursejnë dhe se për ta është e vështirë të jetojnë më shumë se një muaj me paratë që kanë.
Pavarësisht nga njohuritë e pakta të industrisë dhe shërbimeve financiare, njerëzit kuptojnë dhe vlerësojnë vlerën e shtuar të shërbimeve të institucioneve jo-bankare siç është shpejtësia e shërbimit ndaj klientit, ndërsa vazhdon inercia në përdorimin e këtyre shërbimeve.
Zhvillimi dhe rritja e shpejtë e industrisë së shërbimeve FINTECH dhe jo-bankare pasqyron nevojën e madhe të tyre në shoqërinë shqiptare. Këto janë institucionet që ofrojnë gjithëpërfshirje financiare, duke dixhitalizuar, thjeshtuar dhe përshpejtuar shërbimin dhe huazimin për klientët në tregjet lokale, me qëllim rritjen e aksesit, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Krijimi i një shërbimi të ri financiar në treg merret me huamarrjen e konsumatorit në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë të mundshme.
Por sondazhi tregon gjithashtu se ka nevojë për përpjekje të madhe nga të gjitha palët e përfshira për të kontribuar në edukimin financiar të njerëzve.
Vetëm njerëzit me edukim financiar mund të planifikojnë dhe menaxhojnë siç duhet buxhetin e familjes së tyre, mund të punojnë në kursime dhe të marrin vendime të duhura për shërbimet më të mira – kur zgjedhin kredi bankare, dhe kur preferojnë shërbime jo-bankare. Prandaj Arlinda Muja, Drejtori i Përgjithshëm i Kredo.al kërkoi nga Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit që të angazhohen në ngritjen e nivelit të edukimit financiar në Shqipëri. Ajo premtoi që Kredo.al si një drejtues në shërbimet financiare jobanka do të investojë në këtë përpjekje të madhe duke punuar së bashku me komunitetet fillestare dhe universitetet.
