Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VOA: Zbulimit i celulës terroriste iraniane në Shqipëri. Si menaxhohej grupi i operativëve

18:31 / October 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëri, policia shqiptare bëri të ditur sot se ka zbuluar skemën e funksionimit dhe ka identifikuar anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila ka patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), mbi 2 mijë anëtarë të së cilës janë strehuar në territorin shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu tha sot se “celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta”.

Sipas policisë shqiptare “celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur me emrin Peynam, rezident i përhershëm në Iran, i cili menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore”. QUDS, është krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit.

Një anga anëtarët e celulës është Alireza Naghashzadeh, një ish-anëtar i MEK-ut me pasaportë austriake. “Naghashzadeh u dërgua nga Peyman, për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua”, shpjegoi zoti Veliu.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh Malek Zadeh, iranian që jeton në Turqi. “Malek Zadeh (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam Turgut, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të Peyman-it dhe të Forcave QUDS”, tha zoti Veliu.

Abdulselam Turgut, është i njohur nga autoritetet shqiptare. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Dhjetorin e vitit të kaluar ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga Shqipëria. Ministria e Jashtme njoftoi në atë kohë se “dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend. Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar – sqaroi më tej Ministria e Jashtme shqiptare – u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik

celula tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

08:19 / August 5, 2026

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.