Reperi Stresi së fundmi është në qendër të medieve rozë për jetën e tij private por edhe për videoklipet e publikuara.
Në Instastoryn e tij reperi ka publikuar një foto, me të cilën nuk bën dedikim as për ish-të fejuarën, as për ndonjë videoklip, por për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Debulesa e reperit për Berishën tashmë nuk është e panjohur për publikun, pasi ai shpesh herë i dedikon statuse të tilla ish-kryeministrit.
Stresi ka zgjedhur të publikojë një foto të vjetër, ku shihet Sali Berisha dhe i ati i reperit Sali Lushaj.
“Amanet brez pas brezi mbrapa na ke”, – shkruan Stresi krahas fotos.

