Në ka një kombinim klasik të recetave për të përftuar një vakt të plotë. ai padyshim do të ishte supë me byrek.
Supë me perime
1 qepë e kuqe
2 kunguj
2 karota
4 patate të vogla
1 tufë lëpjetë
Lëng kockash viçi
majdanoz
Limon
Piper
Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri, shtojmë karotat, patatet dhe kungujt. Shtojmë lngun me copat e mishit, kripën dhe e ziejmë 15 min. Në fund shtojmë lëpjetën, majdanozin dhe sipas dëshirës piper dhe limon.
———————————————————-
Byrek me qumësht, vezë dhe djathë
500 g qumësht i prerë i kulluar
4 vezë
200 g djathë
500 g miell
Kripë
Vaj
Gjalpë
Zëmë brumin e byrekut me miell, kripë dhe ujë. Qumështin e prerë e kullojmë dhe e vendosim në tas, shtojmë vezët djathin dhe e përziejmë. Brumin e ndajmë në 16 topa, i hapim dhe i bashkojmë në katërsh. Hapim petë, shtrojmë e mbushim deri në fund. E pjekim në temp 200 për 30 min./Living/