Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkarkimi i Metës/ Moisiu: Nuk ka asgjë të keqe, politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin

17:10 / October 25, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-Presidentin Alfred Moisiu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që shumica kërkon të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

“Çështja duhet të ece në rrugë kushtetuese, por ne na mungon Gjykata Kushtetuese, edhe pse kjo është faza e fundit. Nuk ka asgjë të keqe që politika të kërkojë, referuar Kushtetutës, shkarkimin e një zyrtari. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, tha Moisiu, i pranishëm në Samitin e Paqes të Europës Juglindore.

Sa i përket krizës politike në vend, ish-Presidenti tha se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë për të ardhmen.

“Ne më shumë dëgjojmë veten se sa të tjerët dhe kjo na ka penguar.  Shqipërinë do ta bëjmë ne shqiptarët. Miqtë tanë na kanë ndihmuar, por të mos presim që gjërat tona të na i zgjidhin të tjerët. Kjo nuk është e drejtë”, tha Moisiu.

“Politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin. Shpresoj që reformat që po bëhen të pastrojnë klasën politike shqiptare nga personat e pavlefshëm”.

Alfred Moisiu Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.