Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Po vjen dimri, ja si ta përgatisni trahana me kos

20:48 / October 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trahana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Përgatitja: 2 h – Sasia: 4 Vazo

Trahanaja është një recetë e hershme e vendit tonë. Në krahina të ndryshme trahanaja ka tradita të ndryshme të përgatitjes. Kjo është receta e përgatitjes së trahana me kos. Për përgatitjen e trahanasë duhet miell i cilësisë së mirë me përmbajtje të lartë gluten.

Si të përgatisim trahana me kos – Kuzhina Shqiptare

Prep Time

3 hrs

Resting

5 d

Total Time

5 d 3 hrs

Course: BreakfastCuisine: AlbanianKeyëord: kuzhina shqiptare Servings: 4 vazo

Përbërësit

2 kg miell

600 ml kos

2 lugë gjëlle kripë

Përgatitja

Trahana me kos

Sitim miellin mbi tavolinën e punës. Miellin e hapim në mesë dhe hedhim kosin së bashku me kripën. E përziejmë brumin duke filluar nga mesi. Por do të kemi parasysh që brumin nuk duhet ta ngjeshim shumë. Brumi i trahanasë duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.

Nuk ka problem se nuk laget i gjithë mielli me kosin sepse gjatë kohës që brumi do të vijë mielli e merë vetë lagështinë e kosit.

Spërkatim enën me miell vendosim brumin dhe përsëri sipër e spërkatim me miell.(Ena që do të vendosim brumin duhet të jetë më e madhe, pasi brumi do të vijë dhe na derdhet.

Enën me brumë e mbulojmë me një rrobë pambuku dhe e vendosim në një vend të freskët dhe errësirë.Brumin e lemë të vijë 4-5 ditë duke e përzier çdo ditë në enën ku ndodhet.

Ditën e pestë brumin e hapim copa- copa në një çarçaf të pastër. E lemë sa të thahet për 2-3 orë dhe e shkoqim me dorë. Pjesën e shkoqur e kalojmë në sitë të rrallë ose shosh deri sa të mbaroj brumi. Trahananë e shkoqur e hapim ne çarçaf duke e lënë për 5-6 ditë sa të thahet mirë.

Tharja e trahanasë – Dita e pestë

Trahanaja është mirë të thahet ngadalë në hije. Pasi thahet, trahananë e vendosim në një trastë rrobe dhe ruhet në një vend pa lagështi.

Zënia e trahana me kos mund të bëhet në disa mënyra, nëse preferoni mund ti shtoni pak gjalpë të shkrirë brumit dhe kosin ta hidhni të thartuar. Gjithësi janë preferenca dhe shije.

Vazhdoni të na ndiqni për versione të tjera të trahanasë dhe lexoni si të gatuani trahana me gjalpë të shkrirë dhe djathë të copëtuar.

dimri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Dimri “thyen” besimin në ekonomi, qytetarët të shqetësuar nga çmimet

15:01 / December 2, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Keni dëgjuar për trishtimin e dimrit, por çfarë mund të thuhet për depresionin e verës?

20:41 / August 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.