Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Reformat, Gjonaj mbledh shoqërinë civile në një tryezë: Ja bashkëpunimet kyçe që do zgjidhin disa nga problematikat e qytetarëve

16:15 / October 26, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Gjonaj organizoi një takim pune me një përfaqësi të gjerë të shoqërisë civile, ku ndau disa nga detajet e projekteve kryesore që janë ndërmarrë me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës.

Duke kërkuar kooperimin e tyre më të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset, ministrja kërkoi konsolidimin e mëtejshëm të urave bashkëpunuese duke vendosur theksin te reforma në drejtësi, ajo në sistemin penitenciar, drejtësia për të miturit, lufta kundër korrupsionit dhe ndihma ligjore FALAS.

Teksa tregoi objektivat kryesore për veprimtarinë e institucionit që drejton, Gjonaj e çmoi shoqërinë civile si “frymëmarrje” të nevojshme për mirëfunksionimin e secilës iniciativë.

Ndërkohë, ajo mirepriti vlerësimet, sugjerimet dhe kritikat e tyre, ku nënvizoi se këto tryeza ndihmojnë jo vetëm në jetësimin e raportit midis ministrisë dhe shoqërisë civile, por shmangin dështimet, rikuperojnë gabimet dhe fuqizojnë punën që po bëhet.

Më tej, ajo garantoi se bashkëbisedime të tilla do të vijojnë të zhvillohen në mënyrë periodike për ta përfshirë shoqërinë civile në çdo etapë të të gjitha reformave që po ndërmerren.🇦🇱

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.