Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze / Pendarovski mbron Shqipërinë, Ilir Meta “vajton” Maqedoninë e Veriut

14:59 / October 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë ndërruar rolet në përballjen e tyre me shtypin. Presidenti i Maqedonisë Veriore, mbrojti qëndrimin se Shqipëria dhe Maqedonia u ndëshkuan jo për shkak të standarteve të tyre, por për shkak të kushteve që Franca i vuri i BE-së, dhe mbrojti Shqipërinë, duke theksuar se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk ka qenë kurrë pjesë e fjalorit të tij politik.

Pas tij, Ilir Meta bëri të kundërtën. Ai ndau Shqipërinë nga Maqedonia dhe la të kuptohej se mosplotësimi i kushteve nga Shqipëria, dogji dhe Maqedoninë e Veriut.

D.m.th përballë publikut, presidenti i Maqedonisë së Veriut mbron Shqipërinë, kuse presidenti i Shqipërisë përpiqet të jetë në anën e dikujt, që nuk i ka kërkuar ndihmë, duke këmbëngulur se Shqipëria ka dëmtuar Maqedoninë e Veriut.

Ky pozicion qesharak i presidenti të Shqipërisë, buron nga disa arsye komplekse.

Fillimisht buron nga fakti që Bashkimi Europian jo vetëm nuk përfilli asnjë nga arsyet që Ilir Meta mendonte dhe vazhdon të pretendojë se na kanë shtyrë negociatat, por bëri dhe të qartë se ato nuk janë problem i tyre.

Për gjashtë muaj rresht, ndërsa përpiqej t’i vinte flakën Shqipërisë, Ilir Meta po përdorte si terror mbi opinionin publik, faktin që nëse nuk bëhej siç thoshte ai, më 18 tetor BE nuk do hapte negociatat, për revolucionin e tij.

Ai këmbëngulte se nëse bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, dhe akoma më keq, nëse nuk bëheshin zgjedhjet më 13 tetor, ne nuk do merrnim negociatat.

Në fakt, asnjë nga këto arsye nuk u përfillën. Përkundrazi, reaksioni ndaj reformës në drejtësi, çfarë ishte në vetvete revolucioni Meta- Berisha i pranverës, janë quajtur sakrificë e Shqipërisë për të merituar negociatat.

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka një problem dhe me enturazhin politik në pushtet në Maqedoni. Si mbështetës i pakursyer i Gruevskit dhe klanit të tij, ai luftoi gjatë që koalicioni i shqiptarëve me Zaevin të dështonte dhe për më tepër, ishte dhe kundër mënyrës se si Maqedonia u soll me Gruevskin, sidomos me dënimin dhe arratisjen e tij në rrugën Qafë Thanë- Lalëz- Muriqan.

Stevo Pendarovski, është produkt i koalicionit të shqiptarëve me të majtën maqedonase dhe është i pari president i Maqedonisë, që po përdor shqipen në Tuiter-in e tij zyrtar, duke u ndjerë president dhe i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ilir Meta është i shqetësuar nga afërsia e tij me qeverinë shqiptare dhe po përpiqet t’i mbushë mendjen se Maqedonia është ndëshkuar prej Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Stevo Pendarovski e di vetë për çfarë arsye është bllokuar Maqedonia Veriore, ashtu si dhe Shqipëria, dhe nuk ka nevojë për mesazhe publike nga Ilir Meta për këtë çështje.

Por fakti që Ilir Meta  sillet si avokat i Maqedonisë së Veriut, pa ja kërkuar vetë ajo, dhe Stevo Pendarovski si avokat i Shqipërisë, tregon shumë për dëshpërimin e presidentit tonë nga rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE.

Ai i do të ndara dhe mundësisht Shqipërinë jashtë liste. Stevo Pendarovski i do të dyja bashkë.

Ilir Meta Mero Baze tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.