Kristiano Ronaldo është i fiksuar me fitoret. Këtë e ka pranuar vetë portugezi, i cili gjithnjë kërkon të jetë mbi të tjerët. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sjelljen e tij ën fushë, por edhe në shumë situata të ndryshme në jetë. Duket sikur fjala humbje nuk ekziston në fjalorin e CR7.
Ai kërkon gjithnjë suksesin, edhe kur nuk është në fushën e blertë, apo edhe kur përballë ka djalin e tij dhe është thjesht duke luajtur një lojë fëmijësh. Së fundmi, ka qarkulluar një video nga avioni i privat e Ronaldos, teksa është duke zhvilluar një lojë basketbolli të improvizuar, me djalin e tij Kristiano Xhunior.
CR7 del fitues në fund të lojës, ndërsa nuk nguron të festojë ndërsa nga ana tjetër, djali i tij duhet të pranojë humbjen dhe të ‘durojë’ festimin e të atit, i cili nuk është mësuar të humbasë.
