Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Këto gjashtë shenja paralajmërojnë mungesën e Kalciumit

20:44 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Muskuj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Tensioni i gjakut mund të rritet për shkaqe të ndryshme, përfshirë këtu mungesën e kalciumit. Rënia e nivelit të kalciumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën.

AgroËeb.org ju këshillon që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

6 Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalciumit

Nëse vëreni shenjat e mëposhtme, këshillohuni me mjekun ose bëni analizat për të shqyrtuar nivelet e kalciumit.

Mbipesha

Ekspertët thonë se kur nivelet e kalciumit janë të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë peshën trupore ose të humbasë në peshë.

Njerëit që kanë mungesa të kalciumit janë zakonisht mbipeshë.

Kontraktime Muskulare Dhe Fraktura

Ngërçet dhe kontraktimet muskulare janë shenjë paralajmëruese kur mungesa e kalciumit bëhet kronike.

Nga ana tjetër, nëse pësoni fraktura edhe pa kryer një aktivitet të rëndë, atëherë kockat tuaja janë të dobëta për shkak të mungesës së kalciumit.

Masa kockore e njeriut arrin në pikun e shëndetit kur njeriu është 30 vjeç dhe më pas njeriu nis të humbasë kalcium dhe dendësinë kockore.

Tensioni i Lartë i Gjakut

Tensioni i gjakut mund të rritet për shkaqe të ndryshme, përfshirë këtu mungesën e kalciumit.

Në rastet kur vëreni se tensioni rritet papritur bëni analizat për mjaftueshmërinë e kalciumit në trup.

Problemet Me Zemrën

Mungesa e kalciumit shkakton anomali në mënyrën se si pompon gjak zemra gjë që mund të manifestohet me rrahje të çrregullta.

Njeriut mund të ketë ndjesinë se zemra resht së rrahuri për një ose dy sekondë.

Mungesa e Gjumit

Kalciumi ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Mungesa e kalciumit e bën më të vështirë gjumin cilësor dhe pengon prodhimin e melatoninës.

Vizita Të Shpeshta Tek Dentisti

Nëse njeriu merr rregullisht kalcium, do të ketë dhëmbë të fortë.

Mungesa e kalciumit i dobëson kockat dhe dhëmbët dhe rrit rrezikun e kavitetit dhe prishjes së tyre.

Sasia ditore e rekomanduar e kalciumit është 1000 mg  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç. AgroËeb.org sugjeron që suplementët e kalciumit duhen marrë vetëm pas konsultimit me mjekun/AgroËeb.org

Kalcium mungesa munhesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.