Karabinierët e Compagnia di Fiorenzuola, kanë arritur që të godasin një grup kriminal, i cili merrej me vjedhjen e eskavatorëve dhe më pas i dërgonin në Shqipëri, ku përdoreshin për të ndërtuar rrugë, apo godina të ndryshme.
Nëntë persona, mes tyre katër shqiptarë janë arrestuar, nga të cilët, 5 janë lënë në burg dhe 2 janë vendosur nën masën arrest shtëpie. Nga hetimet e kryera deri tani një shqiptar 47-vjeç ishte kryetari dhe organizator i grupit kriminal.
Krimet e hetuara nga organi i akuzës janë vjedhja, pastrimi i parave dhe marrja e mallrave të vjedhura. Gjashtë vjedhje janë konstatuar në vendet e ndërtimit në Italinë Veriore (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo). Vlera e automjeteve të vjedhura ishte rreth një milionë e gjysmë euro.
