Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si e identifikuan amerikanët kreun e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi? Rezultatet e AND-së dalin për 15 minuta

22:37 / October 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bagdadi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbetjet e Abu Bakr al-Bagdadi janë hedhur në det, pasi zbulohet se forcat amerikane ishin në gjendje të konfirmonin identitetin e liderit të ISIS duke përdorur mostra të ADN-së të marra nga të brendshme dhe gjaku i tij.

Baghdadi u hodh në erë, pasi të shtunën, forcat e SHBA-së e detyruan të hynte në një tunel në kompleksin e tij sirian, ku gjeti edhe vdekjen, raporton Daily Mail. Eshtrat e tij u dogjën më pas në det, zbuloi të hënën kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali i ushtrisë Mike Milley.

Bastisja e guximshme në kompleksin ku Bagadi fshihej në Siri, ishte kulmi i një pune të qëndrueshme ndër vite për mbledhjen e informacioneve nga ana e inteligjencës dhe 48 orë pasi mësuan se ku do ishte, Uashingtoni planifikoi sulmin.  Trupi i tij u gjymtua gjatë shpërthimit dhe trupave amerikane iu desh të gërmonin nëpër mbeturina, për të arritur në kufomën e tij.

Veshjet e brendshme të terroristit dhe një mostër gjaku u përdorën për të përputhur ADN-në e tij, tha gjenerali i Forcave Demokratike Siriane (SFD) Mazloum Abdi për NBC News.

Udhëheqësi i milicisë kurde tha që ata kishin një burim të fshehtë në rrethin e brendshëm të Bagdadi, i cili kishte qasje të drejtpërdrejtë te lideri i ISIS. Burimi i dha inteligjencës amerikane një palë të brendshme të përdorura të Bagdadi dhe një mostër gjaku këtë verë.

Ushtarët amerikanë përdorën ADN-në nga ato mostra për ta identifikuar pozitivisht atë nga mbetjet e gjetura në kompleks pas shpërthimit. I njëjti burim ishte në kompleksin e Bagdadit kur u sulmua dhe ai u largua me forcat amerikane, tha Abdi.

Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-së, ka punuar për të shpejtuar procesin e testimit të ADN-së për raste si kjo. Kur Bin Ladeni u vra, forcat amerikane u desh të dërgonin mbetjet e tij në një laborator amerikan në Afganistan për të konfirmuar identitetin e tij përmes ADN-së. ADN-ja e Bagdadit u konfirmua brenda rreth 15 minutave, sipas Presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë, tha që Bagdadi ishte identifikuar përmes testeve të ADN-së dhe provave vizuale. Koka e Bagdadi thuhet se ishte ende e paprekur, që do të thotë se një skanues bio metrikë për njohjen e fytyrës është përdorur për ta identifikuar atë.

Trump tha se trupat amerikane mbetën në kompleks për rreth dy orë pas vdekjes së al-Bagdadi dhe rikuperuan një material mjaft të ndjeshëm në lidhje me grupin e Shtetit Islamik, përfshirë informacionin në lidhje me planet e tij të ardhshme. Pasi trupat amerikane u tërhoqën, avionët luftarakë amerikanë qëlluan gjashtë raketa në ndërtesë, duke e niveluar atë.

Presidenti Donald Trump tha se tre përpjekjet e mëparshme për kapjen e drejtuesit të ISIS ishin anuluar sepse al-Bagdadi, i cili ishte nën mbikëqyrje, kishte ndryshuar vendndodhjen e tij se ku po shkonte. Trump e vëzhgoi bastisjen në kohë reale nga Salla e Situatës përmes një lidhjeje me video, ndërsa trupat shpërthyen kompleksin ku po streohej, duke dërguar militantin më të kërkuar, në hapat e fundit të jetës së tij.

Trump tha se ushtarët shpërthyen një vrimë në anën e ndërtesës sepse kishin frikë se hyrja mund të ishte e bllokuar. Al-Bagadi u strehua në një rrjet me bunkerë nëntokësorë dhe tunele që ndërthureshin nëpër kompleks. Udhëheqësi i egër me mjekër, mbante një jelek vetëvrasjeje me eksploziv dhe u tërhoq me tre fëmijët e tij ndërsa iu largua trupave amerikane.

adn al bagdadi identifikimi ISIS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.