Një sherr mes të rinjsh është denoncuar në policinë e Durrësit nga vetë qytetarët. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes në lagjen nr.14 ku ka vënë në pranga në 19-vjeçar.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 19 vjeç, banues në Durrës.
Pas një telefonate në numrin 112 për një konflikt ndërmjet dy grupe të rinjsh në lagjen Nr. 14 Durrës, shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës.
Gjatë kontrollit fizik të njërit prej autorëve, shtetasit M.L. i është gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri (përforcues grushti) pa leje.
