Marsida Qatja është thirrur këtë të martë në prokurorinë e Kavajës pas deklaratave të fundit të saj.
Kujtojmë se në një intervistë për tirananews.al Marsida tha se ka marrë para nga persona që ajo i ka mbrojtur.
Marsida po pyetet lidhur me këto deklarata ndërkohë që është në hetim për përshtatje të ambienteve për përdorim droge.
Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani pikërisht për trafik droge. Marsida sqaron se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në burg.
