Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili shpërndante doza kanabisi në lokalin e fshatit të tij.
Sipas policisë, D.B., 26 vjeç nga fshati Toshkëz i janë gjetur 6 doza kanabisi gati për shitje dhe sasi parash që mendohet se i ka përfituar nga ky aktivitet.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen 6 doza me lëndë narkotike Kanabis dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.
Strukturat e Policisë së Komisariatit të Lushnjes kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe e shpërndantë atë në doza të vogla në një lokal në fshatin Toshkëz.
Në bazë të këtij informacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kanë identifikuar autorin e dyshuar, dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 6 doza me lëndë narkotike gati për shitje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu këtij shtetasi iu sekuestruan edhe një sasi parash që kishte me vete, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit:
•D.B, 26 vjeç, banues në Toshkëz, Lushnje.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
