Në një dalje për mediat, Rama me tone të ashpra i ka bërë thirrje me tone të forta partive, politike duke kërkuar që të ulen menjëherë në dialog, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend.
Ndërsa kujtoi vendimin e BE për mos-çeljen e negociatave për Shqipërinë, ai u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për të kapërcyer krizën, ndërsa shtoi se duhet siguruar rruga evropiane për Shqipërinë.
“Në vlerësimin e LSI është e pafalshme dhe është shfaqe flagrante dhe papërgjegjshmërie që vazhdon prej kohësh në qeverisjen e vendit, që ndërsa po bëhen gati 2 javë që nga kur Këshilli Europian nuk pranoi të çelë negociatat e Shqipërisë me BE me 17-18 tetor. Ndërkohë që ka një qëndrim të qartë dhe të prerë të rezolutës së miratuar nga Bundestagu dhe qeveria gjermane për kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të merituar çeljen e negociatave dhe nga ana tjetër kemi një mungesë totale përgjegjësie, kemi mungesë totale të reflektimit dhe të shfaqjes së seriozitetit që meriton e gjithë kjo situatë politike në vend”, u shpreh ai.
