Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një 22-vjeçare, sot e reja rrëfen për Report Tv të gjithë ngjarjen. Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.
“Unë dola nga shtëpia dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista. Mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe policia i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua, një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpia, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shklyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”, tregon e reja.
