Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëna e Kacifas nën hetim nga Antiterrori për thirrjet antishqiptare: “vrajini”, “shfarosni”, “tradhëtarët”, “Epiri tokë greke”

21:19 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nena e Kacifas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e Kostandin Kacifas procedohet penalisht nga prokuroria për thirrjet për dhunë të bëra pak ditë më parë në Gjirokastër. Dosja ndaj saj është referuar në prokurori nga Antiterrori i Policisë shqiptare për veprën penale që dënohet deri në 3 vjet burg. Në cilësinë e provave janë administruar me video deklaratat e saj kundër rendit kushtetues dhe qytetarëve shqiptarë dhe thirrjet se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet ndaj nënës së Kostandin Kacifas, për thirrjet publike për dhunë të bëra gjatë përvjetorit të djalit të saj në fshatin Bularat. 67-vjeçarja, Vasilia Kacifas, është referuar në prokurori nga sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, për në thirrjet që bëri më 26 tetor tek varri i të riut në Gjirokastër. Mësohet se oficerët e Antiterrorit kanë administruar pamje me video ku nëna e Kacifas bën thirrje kundër shtetit shqiptar dhe qytetarëve.

“Tradhtarët. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, kanë qenë thirrjet e 67-vjeçares.

Pikërisht për këto deklarata duket se ajo tashmë do të përballet me prokurorinë. Burimet thanë se nëna e Kostandin Kacifas po hetohet për veprën penale të parashikuar nga neni 223 i kodit penal për thirrjet publike për veprime të dhunshme. Në këtë nen, thuhet se deklaratat e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me
gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Procedimi penal mësohet se ka filluar edhe për zyrtarë të OMONIA-s të cilët kërcënuan dhe fyen gazetarët shqiptarë që po ndiqnin ceremoninë përkujtimore për Kostandin Kacifas në Bularat.

Antishqiptare hetim nga antiterrori nena e kacifas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.