Shpëtim Ziza, i njohur ndryshe si “monstra” i Peshkopisë, ka tentuar që të vrasë sërish veten në burgun e Fushë-Krujës.
Ziza, i dënuar me burg të përjetshëm nga gjykata për përdhunimin dhe vrasjen e një të mituri, ka prerë damarët e tij me filxhan kafeje. Sapo 31-vjeçari ka kryer aktin, është pikasur nga mjekët e spitalit të Burgut dhe ka marrë menjëherë ndihmën e parë.
Por kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij. Në muajin maj të këtij viti, Ziza i vuri zjarrin qelisë, ndërsa disa vite më parë tentoi që të vetëvarej në qeli.
Ngjarja e 12 viteve më parë
Shpëtim Zisa, u dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në vitin 2007, ku asokohe 19-vjeçari Ziza kishte përdhunuar, goditur e më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh. Pasi e dhunoi dhe e vrau, Ziza e hodhi të miturin në një përrua dhe trupi i tij u gjet afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, plot 5 ditë pas zhdukjes.