Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2026 11 15 182951 1024x568 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Po luhet në Budapest ndeshja e fundit në grupin e Ligës së Kombeve për Shqipërinë. Kuqezinjtë po përballen me Bjellorusinë.

28′- Rey Manaj shënon për Shqipërinë

17′- Kristjan Asllani godet traun e portës në hyrje të zonës. Shpëton Bjellorusia. Më herët Laçi humbi shanin e artë nga shumë pranë zonës

1′- Ka nisur në Budapest ndeshja e Kombëtares kundër Bjellorusisë për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare po luan prej orës 18:00 në Budapest të Hungarisë ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë vijnë si të parët e grupit me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë që është përfaqësuesja e vetme që kërcënon kuqezinjtë për kreun. Për këtë arsye, të besuarve të Maran u mjafton qoftë edhe 1 barazim për të përmbushur objektivin.

Për këtë duel Shqipëria do të ketë mungesën e Ernest Muçit, futbollistit i cili realizoi një supergol kundër Finlandës. Për shkak dëmtimi që ai mori në këtë përballje nuk do të jetë i disponueshëm.

Në formacionin zyrtar është konfirmuar se vendin e Muçit do ta marrë Arbër Hoxha, ndërsa si në përballjet e fundit kuqezinjtë do të luajnë me skemën 3-4-2-1. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje Berat Gjimshit, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj. Në mesfushë nga krahët Elseid Hysaj dhe Stavro Pilo, ndërsa në qendër Asllani do të mbështet nga Julian Shehu, i cili ka marrë vendin e Ramadanit që mungon për shkak kartonësh. Në pjesën e përparme Hoxha dhe Qazim Laçi do të mbështesin Rey Manajn.

gol Rey Manaj Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Ku të udhëtoni në Europë në vitin 2027? Shqipëria mes destinacioneve në rritje

17:40 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.