Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesinn e sotëm në Durrës, ku një i ri ka humbur jetën.
Sipas Balkanweb, një makinë tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Erjon Beli.
Viktima ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate. Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër. Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
