Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

TikTok, si funksionon aplikacioni për të cilin flasin të gjithë

13:17 / November 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiktok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TikTok është padyshim aplikacioni i momentit. Ai është mjaft i thjeshtë dhe madje shumë shpejt po arrin nurmin e ndjekësve që ka dhe Instagrami.

Një rrjet i ri social që ka marrë kontrollin absolut të internetit dhe këtë e thonë numrat. Ai është në 34 gjuhë, ka çdo ditë 150 milionë përdorues aktiv, dhe ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në botë në tremujorin e parë të 2018.

Por si funksionon TikTok?

Ai është një aplikacion që vjen nga Kina dhe është krijuar në shtator të 2016 nga Zhang Yiming. Lindi si një platformë me video muzikore amatore, por më pas e zgjeroi gamën me të gjitha llojet e videove të shkurtra.

“Misioni ynë është që kushdo në botë të jetë i lirë të shpreh imagjinatën e vet dhe njohjen në mënyra dhe kohë që i sheh si më të përshtatshme. Platforma mirëpret punë kreative në formën e videove që kontribuojnë në dhurimin e një eksperience të mirëfilltë, frymëzuese dhe zbavitëse”, thonë ata në Tik Tok.

Aplikacioni i jep mundësi përdoruesve të shohin klipe muzikore, të krijojnë klipe të shkurtra deri në 60 sekonda, por mbi të gjitha të modifikojnë dhe të shtojnë një numër të madh efektesh speciale sipas dëshirës dhe në mënyrë të thjeshtë.

Pra për të thjeshtuar konceptin, mund të themi që TikTok është një farë karaoke vizive ku montazhet në kufijtë e fantashkencës bëhen të realizueshme për të gjithë. Slogani i saj është “Make every second count” (Jepi rëndësi çdo sekonde) dhe që ka kuptim duke pasur parasysh që video zgjat pak sekonda.

TiKTok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.