Një i vdekur dhe ty të plagosur si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te Mbikalimi i Shkozetit. Mësohet se njëri nga të plagosurit është prokurori Arjan Ndoja.
Një nga makinat e përfshira në përplasje është një makinë tip Benz me targa AA 333 ZD. Automjeti Benz është ndaluar nga Policia tek Ura e Shkozetit. Po të njëjtat burime sqarojnë se dyshohet se përplasja ka ndodhur mes dy grupeve rivale.
