Gazetari investigativ, Tv Artan Hoxha, ka reaguar pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
“Me “siguri” prokurori në detyrë dhe Landi Muharremi, do kenë qenë duke biseduar për “zbatimin e ligjit”, … deri sa një breshëri automatiku te kryqëzimi i Shkozetit ua bëri të qartë, se ligjin në këtë vend, ende vazhdon ta bëjë Kallashnikovi….
Gjithsesi urojmë të shpëtojnë pa pasoja dhe të na tregojne kush ua bëri atentatin, edhe pse ata “nuk kanë patur konflikt me askënd tjetër”….”, shkruan me ironi Hoxha.
