Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për mashtim.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e R. C., 24 vjeç, në Barbullinjë të Lushnjes, policia gjeti një kallëp eksplozivi dhe një dorezë përforcuese boksi metalike. 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës.
