Policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga një 60-vjeçar, biznesmen hidrokarburesh pasi ka fshehur të dhënat dhe nuk ka paguar taksat, duke i shkaktuar shtetit një dëm prëj afërsisht 38 milionë lekë.
Sipas burimeve zyrtare I.F., nga Tiranaishte shpallur në kërkim pasi gjykata më 15 prill kishte vendosur masën arrest me burg.
NJOFTIMI
Fier
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.
