Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dehur në timon, shoferi i urbanit kalon semaforin e kuq. Në rrezik jeta e 80 pasagjerëve

13:17 / November 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Tiranës bën të ditur se në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka vërejtur shkelje flagrante nga më të rrezikshmet.

I tillë ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

Gjithashtu në fokusin e kontrolleve të rrugorëve të kryeqytetit, ditët e fundit ka qënë edhe përparësia ndaj këmbësorëve, përdorimi i kaskës mbrojtëse nga përdoruesit e mjeteve me dy rrota, parandalimi i përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parandalimi i shpejtësisë, etj;

Përgjatë 48 orëve të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe:

• Kapur në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

• Pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.

• Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit.

• 123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

• 122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• 57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

• 562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi.

• Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara.

Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.