Juventus ka fituar minimalisht 0-1 derbin kundër Torinos duke u ngjitur në krye të klasifikimit të Seria A.
Takimi mes dy skuadrave të një qyteti u ndez në minutën e 11 kur Matis de Ligt preku topin me dorë brenda zonës, por për arbitrin gjithçka ishte e pastër, madje e pa të arsyeshme edhe mos përdorimin e VAR. Një episod që ka shkaktuar shumë polemika dhe që kushtëzoi ndeshjen, e cila u zgjidh vetëm në minutën e 70, me protagonist sërish mbrojtësin holandez de Ligt.
Gjithsesi kaq ishte e mjaftueshme për të marrë fitoren dhe për t’u rikthyer në krye të kampionatit me 29 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë.
