jë aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Librazhdit, ku dy makina janë përlasur me njëra tjetrën dhe kanë lënë të plagosur 3 persoona. Sipas informacioneve mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve në aksin Librazh-Përrenjas. Deri tani mësohet të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbadhjen e plotë të shkaqeve. Po sot në këtë aks rrugor, ka ndodhur një tjetër aksident dhe mbetën të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.
