Rikthehet dhuna në futboll. Pas një video-je shokuese ku trajneri dhunonte futbollistët e moshave në Laç, tashmë dhuna është zhvendosur në fushë mes kundërshtarëve.
Teksa ishte duke u luajtur sfida mes Këlcyrës dhe Maliqit, e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë, ka nisur dhe dhuna.
Kapiteni i Këlcyrës, Kule, pas një ndërhyrje të gabuar në minutën e 37-të të ndeshjes është ndëshkuar me katron të kuq.
Pasi pa vendimin e arbitrit futbollisti ka shpërthyer dhe ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malësija. Ndërkaq një futbolli i Maliqit u godit me grusht në fundin e ndeshje dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
