Fenomeni i vjedhjes sa vjen dhe bëhet më shqetësues, pasi nuk ndodh rëndom në zonat periferike, por ndodh në një nga zonat më të frekuentura të Tiranës.
Një qytetar ka denoncuar në rrjetet sociale një rast vjedhjeje. Ai ka treguar se prej shumë kohësh lagjja në të cilën ai jeton, por jo vetëm, ka rënë pre e hajdutëve që vjedhin pasqyrat e makinave. Qytetari dëshmon se në lagjen “Myslym Shyri” të kryeqytetit, ku ai jeton, mëngjesin e 31 Tetorit janë grabitur pasqyrat e rreth 13 makinave.


