Kompania gjermane e makinave Volkswagen po planifikon një program të ri shtrëngese ekonomike që përfshin shkurtimin e 5 000 vendeve të punës, njoftoi e përditshmja gjermane e biznesit ”Handelsblatt”, që citon burime të kompanisë.
”Ky menaxhim i ri do të kursejë 5,9 miliardë euro në vit”, sipas një raporti.
Arsyeja e shkurtimit të vendeve të punës lidhet me periudhën e tranzicionit të makinave nga ato me naftë në ato elektrike.
