Rrëzohet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë gjatë leximit të pretencës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për përplasjen me policinë në Elbasan. Për ngjarjen janë në kazuë Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri.
Sipas organit të akuzës gjatë hetimit nuk u provua akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, por kundërshtim të punonjësit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës nga ana e Suel Çelës dhe Enea Bekteshit.
Për këtë arsye u kërkua dënim me 7 vite burg për Çelën dhe 6 për Bekteshin. Për Kelmend Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë por qëndrojnë ato për armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.
