Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

KQZ ka një porosi për shqiptarët: Verifikoni emrat në lista, ka një afat për procesin

11:22 / January 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klement
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri i ka bere apel gjithe votuesve shqiptare te interesohen per te pare emrat e tyre ne listat e zgjedhesve, qe te mund te ushtrojne te drejten e votes. Ne nje deklarate per mediat, ai theksoi se për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, procesi i saktësimit dhe korrigjimit të listave ka filluar

“Ky proces nuk del dot mirë nëse zgjedhësit nuk shfaqin vëmendje dhe nuk tregohen aktivë. Qëllimi i kësaj dalje publike në emër të KQZ-së është pikërisht ky: të kërkojë vëmendjen e zgjedhësve, të bëjë thirrje për aktivizimin e tyre. Deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kanë printuar dhe publikuar listat me të dhënat paraprake për çdo zgjedhës. Ne u bëjmë thirrje dhe një herë zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në listën elektronike të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”-tha ai.

Sipas tij, deri më datë 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e listës. Nderkohe qe pas kësaj date listat bëhen përfundimtare.

“Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate. Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë”- tha ai.

Ai terhoqi vemendjen duke thene se “Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga lista”.

Sipas tij, eshtë e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10, 20 apo 30 familje, atëherë në këtë bashki, kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile kanë organizuar, në bashkëpunim, zhvendosjen artificiale të vendbanimit të zgjedhësve, kanë kryer shpërdorim detyre.

“Auditët e emëruar nga KQZ që mbikëqyrin listat e zgjedhësve do të merren posaçërisht  me investigimin e këtij fenomeni. KQZ-ja do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor”- tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026

Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n “Hoqa syzet për respekt, ai më goditi me grusht”/

14:56 / June 24, 2026

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.