Vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi gjërësisht lajmi se kryedemokrati Lulzim Basha është shpërngulur bashkë me familjen në një vilë luksoze në periferi të Tiranës.
Vetëm sot, Basha ka reaguar në lidhje me keto lajme të cilat sipas tij janë gënjeshtra për të hequr mëndjen e shqiptarëve nga “skandalet” e qeverisë.
Rikujtojmë se vetë zyra e PD e ka pranuar shpërnguljen e Bashës duke deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak se shtëpia e kryedemokratit është dëmtuar nga tërmeti.
“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra.
Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Rames për të hequr vamendjen nga lista e gjatë e skandaleve të tij. Nuk bëhem pjesë e kësaj loje.
Jam në një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar gënjeshtrat e qeverisë dhe rrugët e daljes”, ka thënë Basha.
